+355 (04) 2400241 [email protected]

Rreth ANRD

Mirësevini në  faqen e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural!

ANRD është një organizatë  jo qeveritare e regjistruar me vedim nr. 5216, më datë  11 Dhjetor, 2015 në Gjykatën e Tiranës. Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural ë shtë  organizatë  me anëtarësi.

Vizioni

Një Shqipëri me komunitete rurale të gjallëruara, përfshirëse, pjesëmarrëse, aktive dhe kontribuese për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetës.

Parimet

Parimet e promovuara nga Rrjeti janë të bazuara në praktikat e mira evropiane:

  1. Zhvillimi i qëndrueshëm rural social dhe ekonomik, me bazë territorin dhe veçantitë specifike të tij, duke aktivizuar komunitetet e mbetura pas në proceset e zhvillimit përmes qasjes nga poshtë-lart që fuqizon aktorët dhe rrit pjesëmarrjen e tyre;
  2. Qasja e integruar ndërsektoriale dhe shumëaktorësh në dobi të zhvillimit rural, përmes rrjetëzimit, shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të partneriteteve lokale duke shfrytëzuar idetë inovative;
  3. Financimi dhe menaxhimi i projekteve lokale nga burime të ndryshme financiare si kontribut dhe  konfirmim i kredibilitetit dhe rëndësisë së projekteve në nivel lokal.

Qëllimi

Rrjeti është themeluar me qëllimin e formësimit të një zëri të qartë, efektiv e të qëndrueshëm në mbështetje të komuniteteve rurale sipas filozofisë së zhvillimit rural të udhëhequr nga komuniteti.

Fusha e veprimtarisë

Për përmbushjen e vizionit dhe qëllimit të tij, Rrjeti ushtron veprimtari në fushat e mëposhtme:

  1. Të advokimit, mbështetjes dhe të lehtësimit të zhvillimit vendor të udhëhequr nga komuniteti;
  2. Të mbështetjes dhe promovimit të qasjes nga poshtë-lart në fushat e zhvillimit vendor;
  3. Të mbështetjes së aktorëve për hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe programeve të zhvillimit rural dhe bujqësor;
  4. Të mbështetjes dhe krijimit të partneriteteve mes aktorëve publik, biznesit dhe shoqërisë civile;
  5. Të mbështetjes, advokimit dhe të lehtësimit në bashkëpunimin, kooperimin dhe rrjetëzimin në fusha të ndryshme të zhvillimit;
  6. Të kërkimit shkencor, inovacionit, hulumtimit, vëzhgimit dhe promovimit të zhvillimit rural;
  7. Të kërkimit, studimit, sensibilizimit, advokimit dhe lobimit për çështje ligjore e politike të zhvillimit rural;
  8. Të mbrojtjes së interesave të anëtarëve të Rrjetit;
  9. Të mbështetjes dhe lehtësimit të bashkëpunimit të anëtarëve me shoqata dhe rrjete të ngjashme rajonale dhe europiane.

Lexoni Statutin e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural.

Si mund tëhesh anëtar?

Sipas Statutit të ANRD, anëtarë mund të jenë organizata lokale dhe kombëtare që kanë mision dhe objektiva të njëjta me ANRD. Aplikimet mund të dërgohen në Bordin e ANRD dhe vendimi final merret nga anëtarët e Asamblesë së  Përgjithshme Vjetore. Për kriteret e Anëtarësimit, ju lutem klikoni këtu.  Pyetje të mëtejshme mbi aplikimin mund të dërgohen në [email protected]