+355 (04) 2400241 [email protected]

‘Mbështet me mjete pune për jetën gruan në fshat sot dhe ajo do të ushqejë veten, familjen dhe komunitetin për gjithë jetën’

Ti nuk je e harruar – RRJETI SHQIPTAR PER ZHVILLIMIN RURAL

Banka Kombëtare Tregtare

IBAN: AL1220511289000675CLTJCLALLU

BIC/Swift code: NCBAALTX

Të dhurosh në dobi të fushatës së ngritjes së fondeve të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural “Ti Nuk Je e Harruar! Mbështet me mjete pune për jetën gruan në fshat sot dhe ajo do të ushqejë veten, familjen dhe komunitetin për gjithë jetën”  është një hap konkret për të ndihmuar pjesën më vulnerabël të grave rurale ato që janë jashtë radarit të mbështetjes publike, mbështetjes së donatorëve dhe institucioneve të tjera për shkak të statusit vulnerabël familjar, të qenit viktima të dhunës në familje, të mungesës së pronësisë mbi tokën, mundësive të kufizuara të kreditimit, aksesit të ulët në informacion dhe njohjeve të pamjaftueshme.

Na ndihmoni të ndryshojmë jetën e grave rurale për më mirë!

Fushata do të shoqërohet nga një proces identifikimi të grave dhe vajzave që u përkasin grupeve të cënueshme të komuniteteve, nga ana e organizatave anëtare të ANRD që punojnë në zona të ndryshme gjeografike, në bashkëpunim me qeverisjen vendore, me fokus zonat rurale të largëta.

Nëpërmjet një procedure të thjeshtë regjistrimi gratë dhe vajzat nga zona rurale do të aplikojnë për fonde të vogla.

Mbështetja do të ndihmojë në sigurimin e mjeteve të qëndrueshme të jetesës dhe diversifikimin e të ardhurave duke i ndihmuar ato të sigurojnë mjete pune për nisjen dhe/ose përmirësimin e  aktiviteteve të tyre bujqësore, të artizanatit, të turizmit rural etj.

Fushata do të mbetet e hapur dhe ne do t’ju informojmë për çdo dhurim. Rezultatet do të prezantohen rregullisht në faqen e internetit të ANRD duke siguruar transparencë në administrimin e fondeve të grumbulluara.

Gratë dhe vajzat rurale në Shqipëri përfaqësojnë pjesën më vitale të zhvillimit bujqësor dhe rural dhe kontributi i tyre është i paçmueshëm. Gruaja rurale kontribuon dhe investon në mirëqenien e familjes, jetës komunitare dhe më gjerë edhe pse ky kontribut shpesh është i pavlerësuar dhe i papaguar. Në të vërtetë, gruaja rurale është e varfër, dhe në krahasim me burrat në zonat rurale dhe gratë në ato urbane është më e varfër. Ajo ka akses të ulët në shërbime publike bazë, instrastrukturë, tregje, teknologji dhe informacion. Ka akses shumë më të ulët në pronësi dhe menaxhimin e fermës; është më pak e arsimuar dhe e papërfaqësuar në jetën sociale, ekonomike dhe politike.

Të bëhesh pjesë e fushatës “Ti nuk je e harruar” do të thotë të ndihmosh për ofrimin e mundësive të reja dhe fuqizimin e pjesës më të padukshme dhe të harruar të grave rurale.

Këtu mund të plotësoni formularin e regjistrimit të donacionit.

Email: [email protected]

Tel: 00355692058261

Rr. Qemal Stafa, Pazari i ri, pallati n74, kati 2. Tiranë