+355 (04) 2400241 [email protected]

AgriNet është themeluar dhe operon në Shqipëri që nga viti 2005.

AgriNet është një organizatë  joqeveritare e cila është e fokusuar në reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e zonave rurale. Aktiviteti i saj shtrihet në rrethet Korcë, Elbasan dhe Peshkopi. Për vite me radhë AgriNet është përpjekur të fuqizojë komunitetet rurale në këto zona përmes rritjes së njohurive dhe asistencës teknike. Vëmendje të veçantë ju është kushtuar fuqizimit të fermerëve të vegjël dhe grave.

Misioni – në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë të marrim pjesë në një proçes të qëndrueshëm të zhvillimit social, ekonomik, mjedisor të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale në bashkëpunim me aktorë të tjerë relevantë nga sektorë të ndryshëm.

AgriNet është e fokusuar në komponentë si organizimi dhe rritja e kapacitetit të grupeve të fermerëve, zhvillimi i biznesit bujqësor dhe marketingu i produkteve, barazia gjinore dhe forcimi i rolit të gruas, si dhe lobimi dhe advokacia.

Adresa:Rruga Koli Tupa Nr. 30 Korce, Korçë, Albania
E-mail: [email protected]
Web: agrinet.al