+355 (04) 2400241 [email protected]

Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë (COSPE) operon në Shqipëri që nga viti 1999.

COSPE është një shoqatë jo-fitim prurëse që operon në fushën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar. E njohur si organizatë jo-qeveritare nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkimi Europian. COSPE është e pranishme në Shqipëri  dhe operon në zonën Shkodër dhe Dajç-Lezhë. Ajo është aktive në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë në 40 vende në zhvillim nëpër botë. COSPE nxit dhe punon për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të barabartë, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut, e drejta për ujë e ushqim, të drejtat e grave, mbrojtja e mjedisit dhe burimeve natyrore në të gjithë botën.

Misioni– Promovimi i dialogut midis njerëzve dhe popullsive të ndryshme, për një botë ku mbizotëron paqja dhe pranimi, ku gëzohen më shumë të drejta dhe demokraci, më shumë drejtësi sociale dhe qëndrueshmëri mjedisore, në emër të barazisë midis burrave dhe grave dhe përfundimit të çdo diskriminimi.

Veprimtaria e COSPE në Shqipëri ka përfshirë një sferë tepër të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Disa nga fushat ku COSPE ka ndërhyrë janë: zhvillimi rural, sigurimi i ushqimit, e drejta për ujë, të drejtat e grave, barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, të drejtat dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje, puna dhe përfshirja ekonomike e sociale.

Adresa: Rruga Ndoc Coba Nr66, Shkodër, Albania
Email: [email protected]
Web: https://www.cospe.org/chi-siamo/#top