+355 (04) 2400241 [email protected]

Koordinimi i Organizatave për Shërbim Vullnetar (COSV) është themeluar në Itali në vitin 1968 dhe operon në Shqipëri që nga viti 2018.

COSV është e angazhuar në kryerjen e ndërhyrjeve në zhvillim dhe ndihmesë humanitare në Evropë, Ballkanin Perëndimor, Afrikën Sub-Sahariane dhe Lindjen e Mesme. Paqja, respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e mjedisit janë shtyllat kryesore ku COSV është e përqëndruar përmes një qasjeje zhvillimore gjithëpërfshirëse, bashkërendimit me komunitetet vendase dhe logjikën e partneritetit dhe rrjetëzimit.

Misioni-promovimi i një “kulturë bashkëpunimi”, të kuptuar si solidaritet mes njerëzve dhe të largët nga koncepti i bamirësisë, që qëndron në themel të një marrëdhënieje të pabalancuar midis dhënësve dhe marrësve.

COSV në Shqipëri, si degë lokale e COSV Itali, është një organizatë jo fitimprurësë aktive që është e angazhuar në aktivitete si promovimi i modeleve të qeverisjes gjithëpërfshirës dhe efektive në zonat e mbrojtura, përmes rritjes së angazhimit dhe fuqizimit të organizatave të shoqërisë civile, komuniteteve dhe aktorëve të tjerë që kontribuojnë në menaxhimin e trashëgimisë së përbashkët mjedisore. Në këtë kontekst, COSV punon drejtpërdrejt në promovimin e formave të përbashkëta të vendimarrjes, mbështetjes teknike dhe financiare për ruajtjen e qëndrueshme dhe iniciativave të turizmit të përgjegjshëm të promovuar nga OSHC-të dhe komunitetet lokale. COSV në Shqipëri, punon për të lehtësuar rigjallërimin në zona të largëta dhe të vështira për t’u aksesuar,  promovon praktika të mira komunitare si ndarja në burim e mbetjeve dhe grumbullimi derë më derë mes restauranteve të një nga zonave më turistike të vendit, me qëllim ruajtjen e zonës së mbrojtur, rritjen e cilësisë së shërbimit dhe imazhit të kësaj zone në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Adresa: Rruga e Ullinjve, Residenca Kodra e Diellit 1, Selite, Tirana, Shqiperi, Tirana, Albania
E-mail: [email protected]
Web: https://www.cosv.org/