+355 (04) 2400241 [email protected]

Organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat u krijua në vitin 2000  (ish Mbrojtja e Mjedisit Natyror), si rezultat i iniciativës dhe vullnetit të disa të rinjve dhe intelektualëve të qytetit të Beratit.

Në vijim ndryshimet pasuan me projekte mbështetëse për mjedisin, donator të ndryshëm dhe emër të ri “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat.

Fokusi i punës së kësaj organizate ka qenë ndërgjegjësimi i shtresave të ndryshme të popullatës për vlerat mjedisore, rritjen e vetëdijes publike të aktorëve të ndryshëm me synimin e politikave dhe qendrimeve për përmirësimin e mjedisit ku jetojmë, ruajtja e habitateve, specieve, përmirësimin e infrastrukturës etj.

Kjo organizatë punon në nivel komuniteti në koordinim me politikat Kombëtare për ruajtjen e promovimin e vlerave historike, kulturore, natyrore të qytetit por edhe të Zonave të Mbrojtura të tij.

Ajo mbështet projekte në nivel lokal e Kombëtar duke bashkëpunuar që prej vitit 2013 me Rrjetin “Një sy për Mjedisin” shiko: https://www.facebook.com/Nje-sy-per-mjedisin– rrjet i ngritur nga REC-Shqipëri, nën donacionin e Qeverisë Suedeze, e së fundmi edhe pjesë e Rrjetit Shqiptar Për Zhvillimin Rural – ANRD (shiko: https://anrd.al/kreu/), me dëshirën për t’u përfshirë në mbështetjen e modeleve të suksesshme të agjendës Kombëtare rurale e perspektivës së zonave rurale.