+355 (04) 2400241 [email protected]

RTM është një organizatë joqeveritare vullnetare ndërkombëtare (OJQ) e frymëzuar nga vlerat e krishtera. Që nga viti 1973, ka promovuar projekte bashkëpunimi ndërkombëtar dhe solidariteti në Afrikë, Evropë Qendrore dhe Juglindore, Amerikën Latine, Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme, gjithashtu dhe informimin, sensibilizimin dhe edukimin mbi zhvillimin në Itali.

Misioni i RTM-së konsiston në promovimin e dinjitetit njerëzor, mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore dhe mbështetjen e proceseve të zhvillimit ekonomik dhe social, duke i kushtuar vëmendje të veçantë njerëzve dhe mjedisit.RTM vepron nëpërmjet ndërhyrjeve afatmesme dhe afatgjata me pjesëmarrjen aktive të partnerëve lokalë dhe përfshirjen e komuniteteve lokale. Në Shqipëri, RTM vepron për të mbështetur zhvillimin rural dhe për të forcuar të drejtat e grave në zonat rurale të Vau-Dejësit, Pukës dhe Fushë Arrëzit.