+355 (04) 2400241 [email protected]

Selia e Shoqates ndodhet ne Qytetin Bajram Curri te Rrethit Tropoje.

Qellimi i shoqates eshte:

  • Te ndihmoje komunitetin e Tropojes per nje jete me te mire social-ekonomike,shpirterore e kulturore me qellim lehtesimin e jeteses dhe afrimin e komunitetit te Tropojes me ato te vendeve fqinje.Kjo realizohet nepermjet projekteve te ndryshme humanitare dhe te zhvillimit per grupet ne nevojë.
  • Te ndihmoje ne uljen e varferise nepermjet programeve humanitare,te trajnimit, edukimit dhe ndergjegjesimit, zbatimin e ligjit, normave dhe parimeve civile etj.
  • Te ruaje dhe pasuroje me tej vlerat kulturore-artistike te Tropojes nepermjet ekspeditave te ndryshme, takimeve, seminareve, veprimtarive te ndryshme kulturore,sportive etj.Evidentimi dhe propagandimi i ketyre vlerave jashte Tropojes dhe jashte Shqiperise.
  • Organizimi i aktiviteteve, simpoziumeve shkencore, ekspozitave, shkembimeve   reciproke nderkufitare, rajonale, biznesi, kulturore, artistike, sportive  ne nivel lokal, rajonal si ne Kosove, Mal i Zi, Maqedoni etj.ne kuadrin e bashkepunimit rajonal, Ballkanik, dhe me gjere.
  • Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit natyror, historik, kulturor dhe tradites se rrethit te Tropojes.
  • Mbrojtja e shtresave ne nevoje(me aftesi ndryshe, familjet e tyre, familjet e tjera ne nevoje, grave, te rinjve, te moshuarve,etj.
  • Ngritja e nje infrastrukture turistike qe do te beje te mundur evidentimin dhe shfrytezimin nga vendasit dhe te huajt i bukurive natyrore te Tropojes me qellim qe ato te behen pjese e gjografise turistike boterore.

Qe nga viti 2004, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projekte te cilat kane synuar permiresimin e gjendjes social-ekonomike te shtresave ne nevoje ne rrethin e Tropojes. Donatori kryesor ka qene Dorcas Aid Internacional Albania.Gjithashtu kemi zbatuar projekte me donatore te tjere si Kom over en help,Anttarc etj. Ne kete kontekst, shoqata ka realizuar projekte te ndihmes humanitare duke shperndare pako ushqimore,veshmbathje dhe materiale te tjera shtepiake ne ndihme te familjeve ne nevoje, njerezeve me aftesi ndryshe, etj. Gjthashtu, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projekte ne fushen e bujqesise duke ndihmuar fermeret me asistence teknike,asete per zhvillimin e fermave bujqesore ne ndertimin e serave diellore,ndertimin e shtepive te shpendeve,ndertimin e pemtoreve,meshqerra, farera te zgjedhura, trajnime ne kultivimin e kulturave te ndryshme, mbareshtimin e bagetive, rritjen e bletes, etj.