+355 (04) 2400241 [email protected]

Forca dhe rezilienca e komuniteteve tona rurale rrënjëzohen në kontributet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave. Në Shqipëri, rreth 40% e grave angazhohen aktivisht në sektorin bujqësor dhe luajnë një rol të rëndësishëm në të gjithë zinxhirin e vlerës. Megjithatë, edhe pse ky kontribut është kyç, ndarjet vazhdojnë për shkak të qasjes së pabarabartë në të drejtat e pronësisë së tokës, punës së papaguar, punës informale dhe stereotipeve të thella gjinore. Këto barriera pengojnë qasjen e tyre në kredi, investime, përfitimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse, duke kufizuar kështu rritjen, zhvillimin dhe formalizimin e bizneseve të tyre.

Në vijim të traditës sonë të përvitshme, Edicioni i Pro Grave Rurale për vitin 2023 mblodhi pothuajse 100 gra dhe vajza nga komunitetet rurale në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, për të pestën vit radhazi. Ky aktivitet ishte një mundësi për të adresuar shqetësimet e tyre, për të theksuar prioritetet dhe për të përcaktuar hapa konkrete që institucionet mund të ndërmarrin për të mbrojtur mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale.

Me kënaqësi po ndajmë me ju DEKLARATËN E GRAVE DHE VAJZAVE RURALE – një dokument i rëndësishëm që lindi nga diskutimet gjatë edicionit të vitit 2023. Kjo deklaratë shërben si një thirrje zgjimi për të adresuar hendekun gjinor financiar dhe për të siguruar një të ardhme të drejtë dhe të barabartë në komunitetet rurale. Në ANRD, angazhimi ynë për mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale mbetet i pandryshueshëm. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të advokim, duke njohur rolin e çmuar që luajnë gratë në zhvillimin bujqësor dhe rural.

Ju ftojmë të lexoni Deklaratën dhe të reflektoni se si ju, së bashku me të tjerë aktorë të përfshirë, mund të përdorni rekomandimet e saj për të sjellë ndryshime konkrete për mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale.

Klikoni këtu për deklaratën Shqip Shqip/ Anglisht.