+355 (04) 2400241 [email protected]

Gratë në zonat rurale janë aktore të rëndësishme në sektorin agro-ushqimor dhe kontribueset kryesore në sektorin bujqësor dhe rural. Megjithatë, sektori nuk po i ndihmon gratë rurale të përmirësojnë statusin e tyre social ekonomik për shkak të vështirësive dhe sfidave që ato përjetojnë, të cilët minojnë produktivitetin dhe potencialin sipërmarrës si dhe gjenerojnë përfitime të pabarabarta për burrat dhe gratë në zinxhirët e vlerës në sektorin agro-ushqimor.

Për të katërtin vit radhazi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, Edicioni ‘Pro Grave Rurale’ 2022 mblodhi së bashku rreth 100 gra dhe vajza rurale për të diskutuar shqetësimet, prioritetet si dhe veprimet konkrete që duhen inkurajuar dhe ndërmarrë nga institucionet për mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale.

Po ndajmë me ju DEKLARATËN E GRAVE DHE VAJZAVE TË KOMUNITETEVE RURALE – produkti kryesor i edicionit 2022. Deklarata është një thirrje për t’u zgjuar për eliminimin e pabarazisë gjinore në sektorin agro-ushqimor. Ne, në ANRD kujdesemi për mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale, ndaj do të përpiqemi të mbështesim advokacinë për të njohur rolin dhe kontributin e paçmuar të grave në bujqësi dhe zhvillimin rural si dhe për të ndërtuar solidaritet mbarëshoqëror për të fuqizuar gratë dhe vajzat në zonat rurale.

Ne ju inkurajojmë të lexoni Deklaratën dhe të reflektoni se në ç’mënyrë ju dhe aktorë të tjerë interesi mund të përdorni këtë Deklaratë dhe të jepni një kontribut të vërtetë për mirëqenien e grave dhe vajzave në zonat rurale.

Klikoni këtu për deklaratën Shqip / Anglisht.