+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në kuadër të Projektit “Rrjetëzim dhe Mbështetje për Ekonominë e Gjelbër” – NAGE do të zhvillojë në datën 27 Gusht 2021 aktivitetin “Karvani i Sipërmarrjes së Gjelbër III”. Këtë vit, Karvani i Gjelbër do të udhëtojë në fermën Grand Albanik në fshatin Ballaban, rrethi i Përmetit, 35 km nga qyteti i Përmetit në këmbët e malit Trebeshinë.

Qëllimi i aktivitetit është të nxjerrë në pah potencialin e ekonomisë së gjelbër si një mjet diversifikimi për të arritur fuqizimin socio-ekonomik të të rinjve dhe grave, si dhe të zbulojë dhe promovojë modelin e agroturizmit dhe ekostrehimit në zonat rurale. Pjesëmarrësit do të mikpriten dhe të vizitojnë fermën Grand Albanik dhe ekobujtinën e ndërtuar nga dy njerëz të pasionuar  (Elona Bejo – arkitekte dhe burri i saj i ndjerë francez – inxhinier ndërtimi) sipas parimeve të ekonomisë së gjelbër dhe qarkulluese.

Aktiviteti do të zhvillohet gjatë datës 27 gusht sipas këtij programi.

Presim shprehjen e interesit tuaj në adresën [email protected] deri në datën 25.08.2021.