+355 (04) 2400241 info@anrd.al

RRJETI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT RURAL (ANRD) i dedikuar parimit që zhvillimi rural, politikat dhe instrumentet mbështetës të sektorit janë efektive kur ato hartohen, konsultohen dhe zbatohen me banorët e komuniteteve rurale dhe grupet e interesit, është angazhuar në krijimin  dhe konsolidimin e sistemeve efektive të konsultimit. Si reflektim i kësaj, ANRD po konsolidon katër forume rajonale si hapësira që mundësojnëpërfshirjen e grupeve të interesit në politikëbërëjen e zhvillimit rural. Forumi i Drinit, Arbërit, Vjosës dhe Egnatias, veç identitetit territorial, do të reflektojnë dhe adresojnë nevojat, prioritetet dhe interesat e aktorëve vendor dhe të komuniteteve rurale të secilit rajon.

Me qëllim që këto hapësira konsultimi të jenë sa më afër fermerëve, sipërmarrësve dhe banorëve të komuniteteve rurale, ANRD nis një proces konsultimi me katër forumet rajonale. 

Klikoni këtu për të parë kalendarin e takimeve.

Në funksion të procesit të konsultimit është përgatitur edhe draft Letra e Pozicionimit mbi Qeverisjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e cila përmbledh çështjet më kritike për diskutim dhe që do të finalizohet me inputet e procesit të konsultimit.

Klikoni për të lexuar LETER POZICIONIMI MBI BUJQESINE DHE ZHVILLIMIN RURAL.

Në këtë nismë konsultuese janë ftuar për t’u bërë pjesë edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjensia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin, Njësia e Koordinimit të Programit të 100 fshatrave si dhe bashkitë përkatëse sipas forumeve. 

Që kjo sipërmarrje konsultuese të rezultojë e suksesshme dhe e dobishme ka nevojë për opinionin, përvojat konkrete dhe sugjerimet e fermerëve dhe shoqatave të tyre, bërthamëzave të ndryshme, shoqatave të bashkëpunimi reciprok, kooperativave dhe sipërmarrësve rural, OSHC-ve të angazhuara në zhvillimin rural dhe çdo banori të zonave rurale.

Ju presim që së bashku të shënojmë një kthesë në hartimin e politikave rurale me pjesëmarrje!