+355 (04) 2400241 [email protected]

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në kuadër të projektit ALTER – Territore Aktive Lokale për zhvillimin Ekonomik të zonave Rurale, organizon trajnimin kombëtar “Advokacia dhe Lobimi, dhe Hulumtimi i politikave publike dhe analiza e instrumentave dhe politikave lokale, kombëtare dhe europiane për zhvillimin rural”, që do të zhvillohet gjatë muajit Dhjetor.

Trajnimi do të zhvillohet në dy sesione sipas moduleve të mëposhtme:

Moduli I:  “Hulumtimi i politikave publike dhe analiza e instrumentave dhe politikave lokale, kombëtare dhe europiane për zhvillimin rural” 01 – 02 Dhjetor 2016;

Moduli II: “Advokacia dhe Lobimi për politika lokale, kombëtare dhe europiane për zhvillimin rural” 15 – 16 Dhjetor 2016.

 Synimi i trajnimit është “fuqizimi i rolit të OSHC-ve dhe rrjeteve të OSHC-ve për të qenë partner të barabartë, të vlefshëm dhe të aftë të autoriteteve publike, kombëtare dhe rajonale, si dhe BE-së përmes rritjes së njohurive lidhur me advokacinë dhe lobimin, dhe hulumtimin dhe analizën e politikave publike, me fokus zhvillimin e qëndrueshëm rural.”

Audienca target e sesioneve të trajnimit janë stafet dhe aktivistët e organizatave të shoqërisë civile që punojnë kryesisht në zhvillimin rural, organizata rinore, mjedisore, të gruas që kanë fokus të aktiviteteve zonat rurale dhe aspektet e të ndryshme të zhvillimit social dhe ekonomik të këtyre zonave.

Trajnimi ofrohet për një numër të limituar pjesëmarrësish. Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë kohës së trajnimit mbulohen nga organizatorët.

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në sesionet e trajnimit duhet të dërgojnë Formën e Aplikimit në adresën [email protected] brenda datës 21 Nëntor 2016.

Gjeni bashkangjitur Formë Aplikimi