+355 (04) 2400241 [email protected]

Parlamenti i 3-të Rural Europian u mbajt më 18 – 21 tetor 2017 në qytetin e vogël të Venhorst, Hollandë.

Më shumë se 250 pjesëmarrës ndërkombëtar – nga 40 shtete – morën pjesë në event, programi i të cilit përfshiu një sërë aktivitetesh, ekskursione, debate, rrjetëzim dhe prezantime, si dhe adoptimi i Manifestit Rural dhe Deklaratës së Venhorst.

image 1Të ftuar në ERP 2017 për të ndarë eksperiencën e Parlamenteve Rurale, si një ndër tre rastet e përzgjedhur nga BE dhe rajoni, ANRD prezantoi përvojën e  Parlamentit e parë Rural Shqiptarsi një platformë gjithëpërfshirëse, mbarëkombëtare dhe advokacie.

Partner kombëtar i Parlamentit Rural imageEuropian (ERP), ANRD mori pjesë në ERP 2017 duke afirmuar mbështetjen dhe angazhimin e Rrjetit ndaj ERP dhe kontributit në vazhdimësi në zhvillimin e zonave rurale. Një delegacion prej 6 përfaqësuesish nga Rrjeti, komuniteti rural, të rinj, organizata rurale dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndoqën eventin duke prezantuar perspektivën e Shqipërisë rurale.

Parlamenti Rural Europian ishte relevant:

  • Për orientimin e zhvillimeve në zonat rurale,
  • Për njerëzit dhe banorët e fshatrave të vegjël,
  • Për njerëzit që jetojnë dhe punojnë në zonat rurale.

Këtu mund të gjeni Deklaratën e VenhorstManifestin Rural Europian dhe Komunikatë për Shtyp të Parlamentit të 3-të Rural Europian.

Për më shumë informacion mbi Parlamentin e 3-të Rural Europian, klikoni në linkun http://www.erp2017.eu/