Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural kërkon Asistent/e Projekti për projektin “Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonomi të Gjelbër – NAGE”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), një rrjet i organizatave të shoqërisë civile aktive në fushën e zhvillimit rural, kërkon kandidad të kualifikuar në pozicionin e Asistent/e Projekti, të projektit të financuar nga BE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonomi të Gjelbër.
ANRD është krijuar nga katërmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile me profile të konsoliduara në zhvillimin rural në dhjetor 2015. ANRD mbështet dhe zbaton politikat e zhvillimit rural në Shqipëri në dritën e parimeve që udhëheqin integrimin e vendit në Bashkimi Evropian. Aktualisht, ANRD është anëtare e Rrjetit Evropian dhe Ballkanik për Zhvillimin Rural (BRDN).
Anëtarët e Rrjetit për Zhvillimin Rural të Ballkanit (BRDN) punojnë dhe bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit rural dhe diversifikimit të qëndrueshëm të zonave rurale, dhe marrin pjesë dhe zbatojnë së bashku programe për zhvillimin e kapaciteteve dhe rrjetëzim, advokaci dhe monitorim, si dhe shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira për pjesëmarrje në zhvillimin e politikave me qëllim mundësimin e një mjedisi pozitiv zhvillimor për popullatën rurale të vendeve që ata përfaqësojnë.
Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonomi të Gjelbër (NAGE) – një projekt tre-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), synon të rrisë ndikimin e politikës dhe vendimmarrjes së BRDN dhe përfaqësuesve të tij përmes përfshirjes në programin bujqësor dhe rural dhe proceseve reformuese të politikave për prezantimin e konceptit të ekonomisë së gjelbër.
Projekti NAGE pritet të hapë një fushë të re të ndërhyrjes para komuniteteve rurale të Ballkanit dhe përfaqësuesve të politikave dhe vendim-marrjes të vendeve jo-anëtare në BE që marrin pjesë në projekt. Projekti do të vërë në agjendat kombëtare çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe sipërmarrjes së gjelbër si pjesë integrale e programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural. Partnerët e projektit janë Rrjetet për Zhvillimin Rural në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrjeti për Zhvillimin Rural i Republikës së Maqedonisë drejton zbatimin e projektit. ANRD është organizata zbatuese e projektit NAGE në Shqipëri.
Asistenti/ja e Projektit do të raportojë tek Menaxheri i Projektit dhe do të punojë ngushtësisht me ekipin e projektit NAGE dhe me Koordinatorin Kombëtar të ANRD. Ai / ajo do të angazhohet në 75% të kohës së punës.
Kohëzgjatja e kontratës
Qershor 2018 – Mars 2021
Vendi i punës: Shqipëri
Detyrat dhe përgjegjësit
Nën udhëheqjen e Menaxherit të Projektit dhe në konsultim të ngushtë me Koordinatorin Kombëtar të ANRD, Asistenti/ja e Projektit do të jetë përgjegjës/e për këto detyra kryesore:
- Merret me aktivitetet që janë relevante në kuadër të projektit dhe të përshkruara në kontratën e projektit. Asistenti/ja e Projektit do të mbështesë Menaxherin e Projektit në arritjen e objektivave të Projektit duke përfshirë përgjegjësi të menaxhimit të përgjithshëm dhe administrimit të projektit për të përmirësuar vazhdimisht zbatimin efektiv të aktiviteteve të Projektit;
- Përgatit përmbledhje, kumtesa, dokumenta dhe prezantime si produkte për proceset e ndryshme organizative;
- Siguron mbështetje administrative dhe logjistike në organizimin e aktiviteteve të projektit;
- Asiston në proceset e prokurimit për të mira dhe shërbime ose veprime të tjera të prokurimit të parashikuara në projekt;
- Harton korrespondencën rutinore dhe komunikimin me partnerët e projektit, ofruesit e shërbimeve, ekspertët, përkthyesit dhe bashkëpunëtorë të tjerë relevant;
- Merr pjesë në takimet e partnerëve të projektit, konferenca, vizita studimore dhe workshope në Shqipëri dhe jashtë vendit, kur kërkohet;
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie dhe partneritete me aktorë relevant të Projektit në Shqipëri;
- Mbështet zhvillimin dhe zbatimin e mjeteve të monitorimit të projektit;
- Kryen detyra të tjera lidhur me zbatimin e Projektit.
Kualifikime:
Aplikanti/ja duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:
- Diplomë Master në fushë relevante, e tillë si shkenca politike ose sociale, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të ngjashme;
- Minimumi 5 vite eksperiencë në zbatimin dhe menaxhimin e projekteve;
- Eksperiencë e mëparshme në projektet e financuara nga BE-ja, të lidhura me zhvillimin rural, advokacinë civile, dhe ekonominë e gjelbër përbën avantazh;
- Aftësi të shkëlqyera në të folur dhe në shkrim të gjuhës angleze, përfshi aftësinë në përgatitjen e dokumentave dhe raporteve zyrtare;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe në komunikim;
- Njohuri mbi politikat dhe kuadrin strategjik të zhvillimit rural dhe zhvillimet e fundit në sektor; Njohuritë mbi institucionet dhe politikat e BE-së janë të dëshirueshme;
- Njohuri mbi programet relevante kompjuterike (Word, Eksel, Outlook, Internet, PowerPoint);
- Aftësi organizative dhe analitike;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive me kolegë nga prejardhje të ndryshme kulturore dhe profesionale;
- Entuziazëm dhe përkushtim ndaj misionit të ANRD.
Udhëzime mbi aplikimin:
Aplikimi (CV dhe një letër motivimi) mund të dorëzohet brenda datës 08 qershor 2018, ora 16.00, përmes e-mailit në adresën [email protected], përmes postës, ose dorazi në adresën e mëposhtme:
RRJETI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN RURAL
Rr. Shenasi Dishnica, Nd.35, H.1, 1017