Kohëzgjatja Shtator 2022 – Dhjetor 2023
Projekti “Fuqizimi i grave në zonat rurale dhe turizmi” synon të kontribuojë në përmirësimin e situatës ekonomike të vajzave dhe grave në zonat rurale në bashkitë Elbasan dhe Kolonjë.
Objektivat e projektit:
- Ofrimi i mbështetjes për bashkitë për të prioritizuar dhe mbështetur bizneset e grave ne zonat rurale, turizmin rural dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerës përmes promovimit të një mjedisi mundësues për të forcuar fuqizimin ekonomik te grave, aksesin e tyre dhe kontrollin mbi asetet prodhuese.
- Rritja e kapaciteteve për gratë dhe grupet e grave të angazhuara nga projekti në sipërmarrje, fillimin e një biznesi, regjistrimin e biznesit, aksesin në financa, marketingun, menaxhimin dhe tema të tjera të ngjashme.
- Promovimi i mesazheve mediatike rreth kontributit të grave rurale në jetën ekonomike dhe sociale në Shqipëri dhe promovimin e grave që drejtojnë biznese.
Projekti do të zbatohet për një periudhë 16 mujore dhe qasja që do të ndiqet në mbështetje të fuqizimit ekonomik dhe social të grave rurale do të jetë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi duke mundësuar formalizimin e Grupeve Lokale të Veprimit bazuar në praktikat më të mira evropiane në zbatimin e qasjes Leader. Zbatimi i suksesshëm i LEADER, Zhvillimi Lokal i udhëhequr nga Komuniteti dhe zhvillimi i qëndrueshëm rural varet nga krijimi mes palëve të interesuara rurale të njëfarë kuptimi të zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe të parimeve që qëndrojnë në themel të qasjes LEADER.
Projekti “Fuqizimi i grave në zonat rurale dhe turizmi” zbatohet nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural në kuadër të projektit Barazi Gjinore Rurale dhe Turizëm (GREAT), i financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UN Women Albania and FAO, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.