+355 (04) 2400241 [email protected]

Projekti “Animimi i Zhvillimit Rural në Komunitetet Lokale të Bashkisë Mirditë” është një iniciativë e ndërmarrë nga Qendra për Zhvillim dhe Integrim në bashkëpunim me Bordin Rajonal Ambjentalist Shqiptar. Ky projekt mbështetet nga Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të projektit ALTER (Territore Aktive Lokale për Zhvillimin Ekonomik të Zonave Rurale), financuar nga Bashkimi Evropian.

Projekti i dedikohet nxitjes së ndërveprimit mes aktorëve lokalë, rritjes së besimit ndërmjet tyre, animimit të territorit dhe nxitjes së partneriteteve lokale tripalëshe. Ai karakterizohet nga disa parime si gjithëpërfshirja, zhvillimi me qasje nga poshtë-lart, qytetarë aktivë, partneritete lokale, veprime kolektive, zhvillimi i bazuar në potencialet endogjene të territorit, zhvillim i integruar lokal, ndërsektorial dhe i bazuar në komunitet.

Aktivitetet e parashikuara në projekt promovojnë aktivizimin dhe lidershipin qytetar, duke rritur pjesëmarrjen e komuniteteve dhe promovuar ndjenjën e përfshirjes dhe përkatësisë.

Këtu mund të lexoni mbi Arritjet e projektit.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Qendra për Zhvillim dhe Integrim (CDI)

Rigerta Loku, Menaxhere Projekti

[email protected]