+355 (04) 2400241 [email protected]

Ky publikim ofron udhëzime mbi aplikimin e qasjes LEADER – metodë e udhëhequr lokalisht nga poshtë-lart për zhvillimin në zonat rurale, promovuar nga Komisioni Europian – në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Qasja LEADER ka 25 vite që operon në BE, dhe është njohur ndërkombëtarisht si praktikë e mirë për fuqizimin e  komuniteteve vendore për të hartuar dhe implementuar në mënyrë aktive strategjitë e tyre të zhvillimit.

Qëllimi i këtij publikimi është të ndajë njohuri në ndërtimin dhe inkurajimin e iniciativave nga poshtë-lart në zonat rurale duke përdorur metodën LEADER. Ai ndan eksperienca mbi krijimin e Grupeve Lokale të Veprimit (LAG) dhe përcaktimin e Strategjive efektive të Zhvillimit Vendor. Publikimi gjithashtu thekson rëndësinë e motivimit në vazhdimësi të grupeve edhe pasi ato janë themeluar. Në përfundim, ai tregon se si Instrumenti i BE-së për Asistencën e Para-aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD) mund të përdoret për të mbështetur implementimin e këtyre strategjive.

Fokusi i këtij publikimi është kryesisht në IPARD në kontekstin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, por metodologjia mund të përdoret dhe në fusha të tjera.

Këtu mund të lexoni dokumentin.

“Përkthimi i publikimit origjinal të Komisionit Evropian është realizuar nga SWG. Komisioni nuk është përgjegjës për pasaktësitë që mund të rezultojnë.” Publikimi origjinal në Anglisht gjendet për referencë në faqen zyrtare të Komisionit:

https://ec.europa.eu/agriculture/sites/agriculture/files/enlargement/assistance/documents/pathways-to-leader_en.pdf