+355 (04) 2400241 [email protected]

Ky raport bazohet në vlerësimin e kapaciteteve të shoqërisë civile në zonat rurale dhe periferike në Shqipëri. Duke kombinuar teknikat sasiore me ato cilësore, ky raport vlerësues ofron një panoramë historike të zhvillimit të ShC-së rurale në Shqipëri e në rajon si dhe analizon e prezanton situatën aktuale të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC-ve) rurale në Shqipëri bazuar në të dhëna sasiore dhe cilësore të grumbulluara me anë të intervistave të thelluara, pyetësorëve si dhe nëpërmjet diskutimeve në grupe për të vlerësuar gjetjet paraprake.

Identifikimi i nevojave të OShC-ve në zonat rurale dhe periferike të Shqipërisë synon të ofrojë informacion të detajuar për natyrën, mundësitë, sfidat/nevojat dhe boshllëqet në fushat tematike të veprimtarive të tyre në këto zona.

Këtu mund të lexoni publikimin: Studimi mbi Shoqërinë Civile në zonat rurale dhe periferike në Shqipëri