+355 (04) 2400241 [email protected]

Ky dokument politikash ofron një analizë kritike të zhvillimit rural me pjesëmarrje në Shqipëri në kontekstin e politikave Europiane. Dokumenti përshkruan sfidat aktuale kryesore duke ofruar alternativa politike për vendimmarrësit në hartimin e Strategjisë së re për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2014-2020. Në këtë mënyrë dokumenti ofron një përmbledhje të shkurtër të politikave ekzistuese të zhvillimit rural në Europë, Europën Juglindore dhe Shqipëri, ndërkohë që përpiqet të përcaktojë disa udhëzime të përgjithshme mbi zhvillimin rural me pjesëmarrje për ndryshimet e ardhshme strategjike. Në përfundim jepen një set rekomandimesh për promovimin e zhvillimit rural me pjesëmarrje në Shqipëri.

Këtu mund të aksesoni Dokumentin e Politikës (vetëm në gjuhën Angleze).