+355 (04) 2400241 [email protected]

Volontari nel Mondo RTM është një organizatë jo-qeveritare e vullnetarizmit ndërkombëtar e cila operon në Shqipëri që në vitin 2013.

RTM promovon projekte bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë në Afrikë, Ballkan, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe aktivitete informuese, sensibilizuese dhe edukuese për zhvillim në Itali që nga viti 1973.  RTM ka ardhur për here të parë në Shqipëri në vitin 1999, për të ndihmuar refugjatët që vinin nga Kosova në zonen e Vau Dejës. Pas më shumë se një dekade pune në Kosovë, në vittin 2013 u hap një zyrë në Vau Dejës, ku ka filluar promovimi i nismave të fokusuara në zhvillimin e zonave rurale dhe malore në Bashkitë Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.

Misioni- promovimi i dinjitetit njerëzor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe mbështetja e proceseve të zhvillimit socio-ekonomik duke marrë parasysh qëndrueshmërinë mjedisore.

Nga 2014, RTM ka punuar në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, grupe informale dhe aktorë të tjerë në nivel vendor dhe kombëtar për të mbështetur fuqizimin e grave dhe të rinjve nga zonat rurale, për të siguruar ndihmë teknike dhe finaciare për bizneset e vogla familjare, me një theks të veçantë zhvillimin e zinxhirit të mbarështimit të deleve dhe dhive, dhe inicimin e nismave për të promovuar produktet tipike dhe territoret e tyre të origjinës.Pika e fortë e RTM janë vullnetarët e angazhuar si jashtë vendit në projektet e zhvillimit, ashtu edhe në Itali në aktivitetet e sensibilizimit, edukimit mbi metodat dhe fushatat e mbledhjes së fondeve.

Adresa:Rruga Kardinal Mikel Koliqi, Shkodër
E-mail:  [email protected]
Web: https://www.rtm.ong/en/progetti-rtm/albania/