+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Tryeza e diskutimit “Programi i Integruar i Zhvillimit Rural dhe qasja sinergjike ndërmjet aktorëve”, organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), u mbajt më 28 Shkurt 2018.

Takimi synoi të sjellë në vëmendje të aktorëve pjesëmarrës një 28279108_2048721885408226_5031327690671800015_nparadigmë të re për zbatimin e zhvillimit rural me pjesëmarrje përmes qasjes LEADER dhe politikave të BE-së në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm rural në vend. Tryeza gjeneroi diskutime interesante në lidhje me programin e 100-fshatrave si instrument qeveritar dhe shoqërimin me iniciativa nga aktorët vendorë.

Pjeswmarrwsit e ftuar tw kësaj tryeze përfshinë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, agjencive kryesore publike, donatorë 28577308_2048723388741409_7279784078244808151_ndhe agjenci ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, akademia, si dhe të tjerë aktorë të interesuar. Ndër të ftuarit kryesorë të kësaj tryeze ishin z. Ilir Halilaj – zv. Ministër i MBZhR; z. Enea Hoti – Këshilltar i Ministrit të BZhR; znj. Almira Xhembulla – deputete e Parlamentit Shqipar dhe përfaqësuese e grupit ‘Miqtë e Parlamentit Rural’; znj. Nadia Kyuchukova – përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë; z. Grigor Gjeci – Drejtor i Autoritetit Menaxhues në MBZhR.

Klikoni këtu për më shumë detaje mbi Programin e eventit.