+355 (04) 2400241 [email protected]

Në datën 29.09.2021 ANRD prezantoi “ Udhërrëfyesin për Ekonominë e Gjelbër në Ballkanin Perendimor – diskutime mbi hapat dhe veprimet e propozuara” si pjesa më e rëndësishme e veprimit advokues të projektit NAGE i cili shënoi edhe përmbylljen me sukses të këtij projekti. Ai erdhi në vijim të punës së ekspertëve të njohur të ANRD me komunitetin e  studiuesve, shoqatat dhe OSHC-të rurale, mjedisore dhe të fermerëve si edhe vendimmarrësit në nivelin lokal e kombëtar të politikëbërjes të cilët kontribuuan për të hartuar segmentin kombëtar të këtij dokumenti.

Organizimi i Forumit realizoi pikërisht prezantimin e këtij segmenti që ofron njohuri mbi perceptimin në nivel kombëtar të mundësive  dhe sfidave për zbutjen e rreziqeve që mund të kalojë vendi gjatë procesit të përafrimit si dhe ndarjen e përvojës me vendet e tjera të përfaqësuara nga projekti, si mjete për t’i përgatitur ato për të ardhmen e procesit të përafrimit.​ Ai shënon fillimin e një procesi të gjatë dhe gjithpërfshirës për krijimin e një kuadri mundësues për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në Shqipëri.

Për më shumë rreth udhërrëfyesit klikoni këtu.