THIRJE E HAPUR PËR APLIKIME
- Procedura: Thirrje e hapur
- Titulli i kontratës: “Blerje Fidanë të certifikuar të bimëve aromatike dhe mjekësore (Sherebelë dhe Trumzë)”
- Sasia maksimale: 375 000 fidanë
- Vendndodhja: Malësi e Madhe (Sterbeq, Koplik i Sipërm, Dedaj, Lohe dhe Zagore), Shqipëri.
- Numri dhe titujt e loteve: Lot i vetëm (një ofertë për të dy llojet e fidanëve)
- Kohëzgjatja e kontratës: Gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje.
- Data e parashikuar e fillimit të kontratës: 23 Nëntor 2026
- Financuar nga: UN Women
- Autoriteti kontraktor: Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD).
- Pranueshmëria: Pjesëmarrja në tender është e hapur, në kushte të barabarta, për të gjithë subjektet e regjistruara rregullisht dhe që ushtrojnë këtë lloj aktiviteti.
Lënda: Ftesë për tender për furnizimin me fidanë të certifikuar të bimëve aromatike dhe mjekësore (Sherebelë dhe Trumzë), në kuadër të projektit “Mbështetje për fuqizimin e grave përmes prodhimit të qëndrueshëm të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike në Malësinë e Madhe”.
Kjo është një ftesë për tender për kontratën e sipërpërmendur. ANRD kërkon një furnizues vendas të kualifikuar, me të cilin do të lidhë një kontratë furnizimi për fidanë të certifikuar të bimëve aromatike dhe mjekësore. Ofertuesi fitues duhet të respektojë parimin e efektivitetit të kostos. Përshkrimi i detajuar gjendet në Kërkesën për Ofertim (Termat e Referencës).
ANRD është një organizatë joqeveritare, shoqatë me anëtarësi, e themeluar në vitin 2015, që punon për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të zonave rurale në Shqipëri përmes pjesëmarrjes së komuniteteve, rrjetëzimit, ngritjes së kapaciteteve dhe dialogut të politikave. Në kuadër të projektit, ANRD mbështet fuqizimin ekonomik të grave rurale duke forcuar kapacitetet e tyre prodhuese, aksesin në inpute bujqësore, njohuritë teknike dhe mundësitë për përfshirje në zinxhirin e vlerës së bimëve aromatike dhe mjekësore. Në kuadër të Aktivitetit 4.2, projekti do të sigurojë fidanë të certifikuar për gratë përfituese të përzgjedhura, në sasi të mjaftueshme për kultivimin e një sipërfaqeje totale deri në 15 hektarë. Fidanët do t’u jepen përfitueseve në kuadër të projektit të sipërpërmendur. Përzgjedhja e specieve është bërë bazuar në vlerësimin agronomik, kushtet e tokës, mundësitë e tregut, qëndrueshmërinë klimatike, kërkesat për investim, potencialin për gjenerimin e të ardhurave dhe përshtatshmërinë për gratë prodhuese në Malësinë e Madhe.
Ofertat duhet të dorëzohen ekskluzivisht në gjuhën shqipe pranë autoritetit kontraktor, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), deri më 15 Nëntor 2026. Ato duhet të dërgohen me e-mail në [email protected], ose në zarf të mbyllur në adresën: ANRD, Rr. Qemal Stafa, Pazari i Ri, pallati nr. 74, kati 2, Tiranë.
Të gjitha ofertat e dorëzuara pas afatit të mësipërm do të refuzohen.
Duke paraqitur një ofertë, ofertuesi pranon të njoftohet në mënyrë elektronike ose me shkresë zyrtare për rezultatin e procedurës.
Data e parashikuar e fillimit të kontratës: 23 Nëntor 2026.
Përzgjedhja e ofertuesit fitues / Kriteri i dhënies së kontratës: Çmimi më i ulët, me kusht që të përmbushen kriteret administrative dhe teknike.
Kohëzgjatja e kontratës: Gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje.
Të gjithë ofertuesit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
– Subjekti duhet të jetë i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të ketë status aktiv
– Të kenë objekt aktiviteti të lidhur me prodhimin, kultivimin, furnizimin nga fidanishte, tregtinë me shumicë ose pakicë të bimëve, fidanëve apo materialit mbjellës bujqësor.
– Të disponojnë speciet dhe sasitë e kërkuara brenda afatit të përcaktuar.
– Të disponojnë dokumentacionin përkatës të certifikimit, gjurmueshmërisë dhe shëndetit të bimëve për fidanët e ofruar.
– Të realizojnë dorëzimin pas inspektimit dhe dokumentimit sipas kritereve të përcaktuara në këtë kërkesë për ofertë.
Përmbajtja e ofertave
Të gjitha ofertat e paraqitura duhet të jenë në përputhje me kërkesat dhe të përmbajnë dokumentet e mëposhtme:
- “Oferta administrative dhe teknike për procedurën e prokurimit të fidanëve të certifikuar të bimëve aromatike dhe mjekësore, e cila përmban:
- Ekstraktin historik të regjistrimit të lëshuar nga QKB-ja.
- Formularin e plotësuar të specifikimeve teknike dhe të grafikut të dorëzimit (ANEKS 1_ SPECIFIKIMET TEKNIKE DHE GRAFIKU I DORËZIMIT), i cili duhet të përfshijë: a) përshkrimin teknik të fidanëve të ofruar; b) informacion mbi mënyrën e shumimit, moshën ose fazën e zhvillimit, sistemin rrënjor, madhësinë dhe origjinën e tyre; si dhe c) një vetëdeklarim mbi kapacitetin e furnizimit me sasitë e kërkuara brenda afatit të përcaktuar, duke konfirmuar disponueshmërinë e fidanëve dhe paraqitur një plan realist për prodhimin dhe dorëzimin e tyre.
- Kodin e Sjelljes së ANRD-së, ANEKS 3 ANRD-KodiSjelljes_Furnizuesi.docx, të nënshkruar dhe vulosur.
- Kopje të dokumenteve përkatëse të certifikimit, gjurmueshmërisë dhe shëndetit të bimëve, që do të shoqërojnë fidanët gjatë dorëzimit. Bashkëlidhur Aneksit 1.
- Çdo dokument tjetër i kërkuar shprehimisht në anekset e kësaj kërkese për ofertë.
- “Oferta ekonomike për procedurën e prokurimit të fidanëve të certifikuar të bimëve aromatike dhe mjekësore, e cila përmban:
Ofertën financiare e cila duhet të paraqitet duke përdorur ANEKSI 2 – OFERTA FINANCIARE – Oferta financiare. Ajo duhet:
- Të jetë e vlefshme për 90 ditë nga afati i dorëzimit të ofertave.
- Të jetë e shprehur në lekë shqiptare (ALL) dhe të mbeten të pandryshuara gjatë kohëzgjatjes së kontratës.
- Të përfshijë TVSh dhe të gjitha taksat e tjera të lidhura me to, si dhe duhet të përfshijnë të gjitha kostot e zbatueshme për paketimin, ngarkimin, transportin dhe dorëzimin në pikën e përcaktuar në bashkinë Malësi të Madhe.
KUSHTET E KONTRATËS
Nëse ofertuesi i përzgjedhur nuk përmbush këtë kërkesë dhe/ose nuk garanton disponueshmërinë, kjo mund të përbëjë shkak për anulimin e vendimit të dhënies së kontratës. Në këtë rast, autoriteti kontraktor mund të vendosë t’ia japë kontratën ofertuesit të renditur të dytin ose të anulojë procedurën e tenderimit.
Pagesa do të kryhet sipas kushteve të kontratës, pas dorëzimit, verifikimit dhe pranimit formal të fidanëve, si dhe pas marrjes së faturës dhe dokumentacionit mbështetës të kërkuar.
Pagesa do të kryhet brenda 30 ditëve nga marrja dhe konfirmimi i faturës.
Udhëzime për tenderimin
TERMAT E REFERENCES BIME AROMATIKE
ANEKSI I – Oferta dhe specifikimet teknike
ANEKSI III – Kodi i Sjelljes së ANRD-së
Faleminderit për ofertën tuaj!