+355 (04) 2400241 [email protected]

Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë të Rretheve Malore është themeluar në vitin 1996.

Shoqata ADAD Malore e ka qendrën në Tiranë dhe e ka origjinën nga Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë Dibër – ADAD Dibër.  ADAD Malore është një organizatë profesionale bujqësore, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe ka për qëllim të ndihmojë prodhuesit dhe banorët e zonave rurale të organizohen për të marrë në dorë zhvillimin e zonave rurale dhe për të ngritur funksione dhe shërbime që janë të nevojshme për banorët e këtyre komuniteteve.

Misioni- Adad malore, një familje e madhe prodhuesish që bashkërendon eksperiencat, përvojat, njohuritë dhe inovacionin dhe i përgjitheson ato për antarët dhe të tjerë të interesuar.

Veprimtaria e ADAD Malore konsiston në një sërë aktivitetesh ndër të cilat më të rëndësishmet janë: zgjerimi i dinamikës profesionale për të trajtuar më mirë çështje me rëndësi kombëtare në strukturimin e aktorëve për zhvillimin bujqësor dhe rural;ndikimin në rritjen e rolit dhe mbrojtjen e interesave të prodhuesve; edukimin dhe formimin e prodhuesve dhe specialistëve për rritjen e aftësive tekniko – profesionale, si dhe nxitjen e zhvillimit bujqësor dhe përcjelljen e asistencës teknike pranë prodhuesit.

Adresa: Rruga Pasho Hysa, Kompleksi Mangalemi – Ali Demi, Nd. 27, H. 2733, Tirane , Tirana, Albania
Email: [email protected]
Web: https://adadmalore.al/