+355 (04) 2400241 [email protected]

CESVI ëshë themeluar në Bergamo në vitin 1985 dhe operon në Shqipëri që prej vitit 1997.

CESVI e filloi veprimtarinë e saj në kohën kur Shqipëria ishte në periudhë trazirash për shkak të tranzicionit, ndërkohë që në të njëjtën kohë hyri në Kosovë për t’u kujdesur për popullsinë etnike shqiptare. CESVI e filloi aktivitetin e saj kryesisht në zonat e Shqipërisë së mesme dhe të Jugut si Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Delvinë, Lushnjë dhe Fier. Projektet e para të CESVI-t në Shqipëri kanë qënë të fokusuara në sektorin e emergjencës (shëndetësi, ujë dhe kanalizime, emergjenca e refugjatëve gjatë krizës kosovare etj.).

Misioni- mbështetja e njerëzve më vulnerabël në mbarë botën përmes ndërhyrjeve emergjente, rehabilitimin dhe ndjekjes së rrugës drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

CESVI ka si qëllim përfshirjen e grupeve më në nevojë dhe mbështetjen e autoriteteve vendore në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve, si edhe zbatimin e projekteve të reja në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Nga 2004 e deri më tani CESVI është duke punuar në pjesën jugore të Shqipërisë (në rrethin Përmet dhe Skraparit) dhe është fokusuar në promovimin e turizmit, standartizimin e prodhimeve agro-ushqimore, krijimin e një marke për produktet tipike dhe lokale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjes të cilësisë së jetës së popullsisë rurale. Gjithashtu, punon me organizata lokale në mënyrë që të krijojë një model të qëndrueshëm të turizmit dhe cilësisë ushqimore.

Adresa: Përmet, Albania
E-mail: [email protected]
Web: https://www.cesvi.org/chi-siamo/