+355 (04) 2400241 [email protected]

Në kuadër të projektit NAGE- Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër, u zhvillua në Tiranë më 21 Nëntor 2018 Trajnimi kombëtar ”Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme e OSHC-ve” organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD). ANRD përfaqëson organizatën zbatuese në Shqipëri të këtij projekti i cili zbatohet nga konsorciumi i rrjeteve rurale të vendeve te BP.

Projekti NAGE synon rritjen e ndikimit politik dhe vendimmarrës të Rrjetit të Zhvillimit Rural Ballkanik (BRDN) dhe të anëtarëve të tij, përmes intergrimit të konceptit të ekonomisë së gjelbër në proceset e reformimit të programeve dhe politikave rurale e bujqësore.

Trajnimi kombëtar ”Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme e OSHC-ve” synon forcimin e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me qeverisjen e mirë të organizatave të tyre. Pjesëmarrësit në trajnim shkëmbyen dhe ndanë përvojat e tyre duke vlerësuar rëndësinë e njohurive të fituara në lidhje me qeverisjen transparente dhe llogaridhënëse të organizatave të shoqërisë civile.

Ky është trajnimi i parë në serinë e trajnimeve që do të ofrohen në kuadër të këtij projekti.