+355 (04) 2400241 [email protected]

Tryeza e diskutimit “Programi i Integruar i Zhvillimit Rural dhe qasja sinergjike ndërmjet aktorëve”, organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), u mbajt më 28 Shkurt 2018.

Takimi synoi të sjellë në vëmendje të aktorëve pjesëmarrës një paradigmë të re për zbatimin e zhvillimit rural me pjesëmarrje përmes qasjes LEADER dhe politikave të BE-së në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm rural në vend. Tryeza gjeneroi diskutime interesante në lidhje me programin e 100-fshatrave si instrument qeveritar dhe shoqërimin me iniciativa nga aktorët vendorë.

Pjesëmarrësit e ftuar të kësaj tryeze përfshinë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, agjencive kryesore publike, donatorë dhe agjenci ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, akademia, si dhe të tjerë aktorë të interesuar. Ndër të ftuarit kryesorë të kësaj tryeze ishin z. Ilir Halilaj – zv. Ministër i MBZhR; z. Enea Hoti – Këshilltar i Ministrit të BZhR; znj. Almira Xhembulla – deputete e Parlamentit Shqipar dhe përfaqësuese e grupit ‘Miqtë e Parlamentit Rural’; znj. Nadia Kyuchukova – përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë; z. Grigor Gjeci – Drejtor i Autoritetit Menaxhues në MBZhR.

Klikoni këtu për më shumë detaje mbi Programin e eventit.