+355 (04) 2400241 [email protected]

Anëtarësimi i fermerëve në organizata, si shoqata apo forma të tjera, bëhet për një sërë arsyesh të ndryshme; por të gjitha kanë një qëllim që në një mënyrë të thjeshtë mund të përkufizohet si aktivizimi për të rritur suksesin e anëtarëve të organizatës. Duke njohur situatën dhe vështirësitë e fermerëve shqiptarë të prekur nga efektet e krizës, vjen dhe projekti “Mbështetja për zhvillimin e agro-biznesit, rrjetëzimin për rritje ekonomike dhe konsolidimin e kapaciteteve për zhvillimin rural”, i cili synoi zbutjen e efekteve të krizës për fermerët shqiptare në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, nëpërmjet mbështetjes teknike për të zgjeruar aksesin e tyre në mekanizmat e mbështetjes financiare publike dhe private për sektorin e bujqësisë që ekzistojnë në Shqipëri.

Këtu mund të lexoni publikimin e plotë: Manual “Rrjetëzimi i Fermerëve në Organizata”