+355 (04) 2400241 [email protected]

Anëtarët ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Anëtarët ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim operon në Shqipëri që në vitin 1999.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka në fokus të veprimtarisë së vet qeverisjen pjesëmarrëse dhe institucionet demokratike, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin e shoqërisë civile, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet e sigurisë.

Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë së Rretheve Malore (ADAD Malore)

Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë të Rretheve Malore është themeluar në vitin 1996.

Shoqata ADAD Malore e ka qendrën në Tiranë dhe e ka origjinën nga Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë Dibër – ADAD Dibër.  ADAD Malore është një organizatë profesionale bujqësore, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe…

AGRO PUKA

AgroPuka është themeluar dhe operon në rrethin e Pukës që nga viti 2001.

AgroPuka është një shoqatë e prodhuesve bujqësore dhe blegtoralë në rrethin e Pukës dhe është krijuar me mbështetjen e konsiderueshme të Bashkëpunimit Zviceran (SDC)…

VIS Albania (Malesi e Madhe)

Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin -VIS ALBANIA operon në Shqipëri që nga viti 1995.

 VIS Albania  është degë e VIS-it ndërkombëtar me seli qendrore në Romë (Itali). VIS është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar, në të cilën bëjnë pjesë organizata jo qeveritare nga Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Austria. VIS ka qenë dhe është i pranishëm me projekti zhvillimi në rreth 50 vende të botës, në të gjitha kontinenteve…

RTM

Volontari nel Mondo RTM është një organizatë jo-qeveritare e vullnetarizmit ndërkombëtar e cila operon në Shqipëri që në vitin 2013.

RTM promovon projekte bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë në Afrikë, Ballkan, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe aktivitete informuese, sensibilizuese dhe edukuese për zhvillim në Itali që nga viti 1973.  RTM ka ardhur për here të parë në Shqipëri në vitin 1999…

AgriNET

AgriNet është themeluar dhe operon në Shqipëri që nga viti 2005.

AgriNet është një organizatë  joqeveritare e cila është e fokusuar në reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin e zonave rurale. Aktiviteti i saj shtrihet në rrethet Korcë, Elbasan dhe Peshkopi…

 

World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare e krishterë, zhvillimi dhe advokimi. Synimet e saj përqendrohen te mirëqenia e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar dhe programeve humanitare afatgjata. World Vision e filloi veprimtarinë e vet më 1950 dhe, aktualisht, vepron në pothuajse 100 vende. Ajo…

COSV

Koordinimi i Organizatave për Shërbim Vullnetar (COSV) është themeluar në Itali në vitin 1968 dhe operon në Shqipëri që nga viti 2018. 

COSV është e angazhuar në kryerjen e ndërhyrjeve në zhvillim dhe ndihmesë humanitare në Evropë, Ballkanin Perëndimor, Afrikën Sub-Sahariane dhe Lindjen e Mesme. Paqja, respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e mjedisit janë shtyllat kryesore ku COSV është e përqëndruar përmes një qasjeje zhvillimore gjithëpërfshirëse…

CESVI Onlus

CESVI ëshë themeluar në Bergamo në vitin 1985 dhe operon në Shqipëri që prej vitit 1997.

CESVI e filloi veprimtarinë e saj në kohën kur Shqipëria ishte në periudhë trazirash për shkak të tranzicionit, ndërkohë që në të njëjtën kohë hyri në Kosovë për t’u kujdesur për popullsinë etnike shqiptare. CESVI e filloi aktivitetin e saj kryesisht në zonat e Shqipërisë së mesme dhe të Jugut si Sarandë…

COSPE – Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë

Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë (COSPE) operon në Shqipëri që nga viti 1999.

COSPE është një shoqatë jo-fitim prurëse që operon në fushën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar. E njohur si organizatë jo-qeveritare nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkimi Europian. COSPE është e pranishme në Shqipëri  dhe operon në zonën Shkodër dhe Dajç-Lezhë….

Fondacioni DORCAS Albania

Dorcas Albania operon në Shqipëri që nga viti 1991. 

Fondacioni Dorcas operon në 18 vende të botës dhe e ka qendrën në Hollandë. Dorcas filloi me punën e tij të bamirësisë në Shqipëri në fund të vitit 1991 dhe në vitin 1992 Dorcas Albania u regjistrua si degë e Dorcas Hollandë dhe u kujdes për zbatimin dhe monitorimin e projekteve në Shqipëri. Dorcas punon në Rajonin e Korcës, atë të Elbasanit dhe në Tropojë…

Instituti për Paqe, Zhvillim dhe Inovacion Acli (ACLI-IPSIA)

Acli Ipsia në Shqipëri, është degë e shoqatës italiane Ipsia, dhe është aktive që nga Nëntor 2007. Shoqata ka qëllime të shumta, dhe aktivitetet e tyre synojnë: – promovimin e iniciativave zhvilluese bashkëpunuese dhe ndërgjegjësimin e publikut në përdorimin…

 

Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore

Organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat u krijua në vitin 2000  (ish Mbrojtja e Mjedisit Natyror), si rezultat i iniciativës dhe vullnetit të disa të rinjve dhe intelektualëve të qytetit të Beratit. 

SHOQATA MJEDISORE “ÇAJUPI”

SHOQATA MJEDISORE “ÇAJUPI”
Shoqata Mjedisore “ÇAJUPIeshte krijuar me vendimin e Gjykates se rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 2808/1 dt. 18/03/2011, per ushtrimin e aktivitetit per mbrojtjen e mjedisit ne rajonin jugor te vendit, qe perfshin kryesisht territoret e qarkut te Gjirokaster.

Aleanca e Alpeve Shqiptare

Rrjeti “Aleanca e Alpeve Shqiptare” përfaqëson një bashkim organizatash jo-fitimprurëse  (OJF) qe veprojnë në Qarkun e Shkodrës, aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe te biodiversitetit, zhvillimit të turizmit, mobilizimit të komunitetit, etj. Duke vepruar fillimisht si një organizatë jo-formale…

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës (pezulluar)

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës është një Organizatë Jo-Fitimprurëse e themeluar nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Mirditë. Ky Fondacion harton, aplikon dhe zbaton projekte në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë dhe donatorë me synim zhvillimin e territorit të Bashkisë Mirditë….

Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme (WSA)

Organizata ‘Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme’ është themeluar në vitin 2006.  Nisma për krijimin e WSA, kishte në zanafillën e saj, ‘plogështinë’ e përgjithshme me të cilën funksiononin strukturat qëndrore dhe lokale të qeverisjes, progresin e pakët dhe kaotik…

Instituti i Bujqësise Biologjike (IBB)

Qëllimet kryesore të IBB janë të kryejë kërkime në fushën e bujqësisë biologjike dhe të sistemeve të ushqimit, duke patur parasysh aspektet ushqyese, mjedisore dhe socio-ekonomike; të zhvillojë një shërbim këshillimi për fermerët sipërmarrësit dhe rrjetin e shërbimit këshillimor…

Qendra për Zhvillim dhe Integrim (CDI)

CDI ka për qëllim të kontribuojë në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social, kulturor, rinor, humanitar, mjedisor përmes kërkimit shkencor, analizave dhe rekomandimeve, përdorimit të teknologjisë së informacionit, edukimit të publikut dhe ndërhyrjeve direkte për përmirësimin e situatave…

Programi për Mbështetjen e Shoqatave Rurale (RASP)

RASP është një organizatë jo-fitimprurëse e specializuar, themeluar në vitin 1997.   Misioni i RASP është të stimulojë mundësi për banorët e zonave rurale për të përmirësuar jetesën dhe reduktuar varferinë, nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm:   RASP e përmbush…

 

Shtëpia e Bariut dhe Bjeshkimit

“Shtëpia e Bariut dhe Bjeshkimit” është bashkimi i dy entiteteve: shtëpia e bariut dhe shtëpia e bjeshkimit, të dyja të bazuara në etiketa (labelizimit) evropiane si dhe ndërkombëtare. Shoqata drejtohet nga Zj. Martine Wolff, aktualisht studente PHD, antropologe e pastoralizmit, e cila ia ka kushtuar kërkimin e vet shkencor pastoralizmit të gjerë dhe gjithë ekokulturës së krijuar nga praktika e bjeshkimit/shtegtimit. 

Vizion i Gjelbër

Qendra “Vizioni i Gjelbër” është një organizatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse e themeluar në 02.03.2015 nga rrjeti i organizatave mjedisore të Vlorës, me status kombëtar dhe shtrirje të aktiviteteve të saj në gjithë qarkun e Vlorës.

Qendra e Rinisë Rurale

Qendra e Rinisë Rurale (RYH)- operon në Shqipëri që nga viti 2023

RYH është një platformë e aktivizmit rinor që mbështet të rinjtë, veçanërisht ata të zonave rurale, që të ushtrojnë zërin e tyre për të ndikuar politikëbërjen bujqësore dhe rurale, për t’i bërë këto procese të orientuara dhe të lidhura ngushtë me shqetësimet, interesat dhe prioritetet e të rinjve…

Creative Business Solutions

Creative Business Solutions është një organizatë konsulence dhe zbatuese projektesh në Shqipëri e themeluar në vitin 2012. Misioni CBS është të udhëheqë projekte të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes praktikave inovative dhe miqësore ndaj mjedisit në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Klubi i Sipërmarrësve të Rinj

Organizata “Klubi i Sipërmarrësve të Rinj” – KSR, është themeluar në Tetor 2019 dhe statusin ligjor e ka përfituar nw Janar 2020. KSR është organizatë e hapur për të gjithë ata të rinj dhe individë të cilët kanë eksperienca apo njohuri në fushën e biznesit apo disiplina të ngjashme, si dhe dëshirojnë të përfshihen në sipërmarrje biznesi.

INTEGRIMI

Qe nga viti 2004, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projekte te cilat kane synuar permiresimin e gjendjes social-ekonomike te shtresave ne nevoje ne rrethin e Tropojes. Donatori kryesor ka qene Dorcas Aid Internacional Albania.Gjithashtu kemi zbatuar projekte me donatore te tjere si Kom over en help,Anttarc etj. Ne kete kontekst, shoqata ka realizuar projekte…

Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore Velçan

Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore Velçan  (SH.P.B.N.NJ.Velçan) është një organizatë jo qeveritare, jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2009 në Velçan Pogradec. Kjo shoqatë u themelua një grup  nga spacialistësh që punuan për hartimin e Strategjise së Zhvillimit të Pyjeve në kuadër të projektit të Bankës Botërore.

FGIA

Shoqata për Integrimin Gjinor (FGIA) është një organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar më 23 nëntor 2003 dhe me zyrat qendrore në Dajt, Zall Bastar. Shoqata është një organizatë me anëtarësi që bashkon më shumë se 310 prodhues, këshillues dhe të interesuar të tjerë nga zona rurale, të cilët paguajnë tarifën e pranimit dhe kontributin vjetor të anëtarësisë.

Shoqata ISHMI

Shoqata Ishmi është një organizatë jofitimprurëse, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe ka për qëllim kryesor promovimin e vlerave kulturore, shpirtërore dhe natyrore të zonës së Ishmit nëpërmjet organizimit të aktiviteteve që inkurajojnë: i) bashkëpunimin e komunitetit të Ishmit; ii) punësimin e banorëve të komunitetit të Ishmit; iii) publikimin e materialeve të ndryshme në bashkëpunim me organizata të tjera partnere që ndan të njëjtat vlera.

Shoqata e Bashkuar Agro-Mjedisore (Agri-En)

Shoqata e Bashkuar Agro-Mjedisore (Agri-En) është një organizatë jo qeveritare, jo fitim prurëse, e themeluar në vitin 2014 në Librazhd nga një grup spacialistësh që punuan për hartimin e planit te menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Shoqata ka ushtruar aktivitetin e saj duke vepruar në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjygjsor Tiranë nr. 3946 datë 25.06.2014, Statutit, ligjeve e akteve të tjera nënligjore.

Agritra Vision

Agritra-Vizion  është  një organizatë jofitimprurese  që vepron në Dibër perj 15 vitesh ,në fillim si projekt i NNV dhe që nga 2001 funksionon si organizatë më vete.

Bëhu pjesë e ANRD!

Regjistrohu