+355 (04) 2400241 [email protected]

Parlamenti Rural mbetet një projekt Evropian…

I promovuar si një model dhe projekt evropian para tri vitesh, Parlamenti Kombëtar Rural në Shqipëri mbetet një projekt me fokus sa mirëqeverisjen po aq dhe demokracinë gjithëpërfshirëse. Puna nga Parlamenti i parë në shtator të vitit 2017 deri në këto ditë përfshin përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të krijuar dhe konsoliduar një identitet sa përfaqësues po aq edhe legjitim të Rrjetit Kombëtar për Zhvillimin Rural (ANRD), që do të ndihmonte advokimin për politikë bërje dhe vendimmarrje të mbështetur në evidencë dhe në prioritetet e komuniteteve rurale.
ANRD po zë gjithmonë e më tepër vendin si përfaqësuese e interesave të sektorit privat, shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore në sfidat e vendit për zhvillimin e qëndrueshëm rural. Qëndrimet publike të Rrjetit për çështjet e mirëqeverisjes së sektorit kanë qenë shumë të rëndësishme në ketë drejtim. Në tri vitet e fundit, ANRD është shtrirë në të gjithë vendin dhe veprimtaria e saj nuk përfaqëson vetëm 28 organizatat e saj anëtare, por në shumicën e rasteve, Rrjeti është konsultuar në veprimtarinë e vet me deri në 400 vetë që përfaqësojnë si sektorin publik ashtu dhe atë privat. Mbajtja e këtij forumi kombëtar bën më të dukshme peshën e Rrjetit Kombëtar për Zhvillimin Rural duke operuar në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe në kushtet e pandemisë. Është pikërisht anëtarësia aktive e ANRD- së garantuesja e suksesit të këtij Parlamenti duke bërë bashkë virtualisht mbi 500 pjesëmarrës nga çdo bashki e vendit, institucione qendrore, OSHC, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, anëtarë të Rrjetit Ballkanik dhe të disa Rrjeteve Evropiane për zhvillimin rural.
Gjatë pesë viteve të veprimtarisë së tij Rrjeti ka vendosur raporte të mira bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Autoritetin Menaxhues dhe aktorë të tjerë në të nivel qendror dhe vendor. Nga ana tjetër, pavarësisht përpjekjeve, ANRD ende nuk ka arritur asnjë lloj bashkëpunimi me Komisionin Parlamentar për
Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Përpjekjet në këto drejtime do të duhet të mbeten objektiv i rëndësishëm i punës sonë në të ardhmen.

Ajo që e dallon Rrjetin Kombëtar për Zhvillimin Rural nga çdo organizëm tjetër është ndërtimi i identitetit të vet në sistemin e qeverisjes së sektorit rural përmes punës për përmirësimin e kapaciteteve të sektorit në të gjithë vendin, ngritjen dhe konsolidimin e instrumenteve të konsultimit publik për çështjet e politikave te zhvillimit rural, monitorimin dhe hartimin e dokumenteve të politikave për një qeverisje më të mirë për zhvillimin bujqësor dhe rural, sensibilizimin edhe advokimin. Si ombrellë organizatash të shoqërisë civile, Rrjeti qëndron fort për promovimin e qasjes “LEADER” në të gjithë vendin.
ANRD mund të kërkojë meritë edhe në dy nisma plotësuese si zhvillimi i dy edicioneve radhazi të aktivitetit “Pro Gruas Rurale” në bashkitë e Tiranës dhe Roskovecit, në përpjekje për ta kthyer këtë aktivitet në traditë të përvitshme. Gjithashtu, inkurajues është dhe ndërtimi i Rural Youth Hub me një program konkret dhe afatgjatë pune që synon të bëj bashkë të rinj dhe të reja të angazhuar në këto drejtime. Puna në këtë aspekt pritet të vazhdojë më tej në të ardhmen. Në të gjitha drejtimet e punëve, ANRD ka gjetur gjithmonë mbështetje të vërtetë nga drejtuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe stafi akademik i saj jo vetëm në aktivitete si Parlamenti Rural. Ne shpresojmë shumë në perspektivën e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Me këtë rast, një falënderim i veçantë shkon edhe për drejtuesit e Universitetit Epoka që e mbështetën realizimin e Parlamentit në një format të pazakontë duke ofruar gjithë infrastrukturën dixhitale në ambientet e veta.
Në fund por jo nga rëndësia, këto arritje nuk do të bëheshin të mundura pa mbështetjen e Bashkimit Evropian, që ka qenë financuesi kryesor i ANRD- së në rrugën e vet të zhvillimit dhe konsolidimit. Po ashtu, falenderojmë Bashkëpunimin Gjerman që përmes mbështetjes së GIZ dha kontributin e vet në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare për sektorin.
Ju falenderoj për mbështetjen dhe ju mirëpresim në Parlamentin e dytë Kombëtar Rural.

Sotiraq Hroni

Kryetar i Bordit,

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural

PARLAMENTI II RURAL SHQIPTAR

PERSPEKTIVA EUROPIANE E SHQIPËRISË RURALE

4 – 5 Mars 2021

Parlamenti Rural Shqiptar (PRSH) është nismë e Rrjetit Shqiptar të Zhvillimit Rural (ANRD) dhe përfaqëson një platformë advokacie, ndërtimi të kapaciteteve dhe rrjetëzimit dedikuar zhvillimit rural. Në vijim të Parlamentit I Rural Shqiptar (shtator 2017) dhe, në përgjigje të sfidave aktuale të zhvillimit bujqësorë dhe rural, ANRD në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Universitetin EPOKA organizoi Parlamentin II Rural Shqiptar, në datat 4 – 5 mars 2021.

FJALA HAPËSE || BOOKLET || DEKLARATA || GALERIA

Gjeni mëposhtë regjistrimet video (recordings) për secilën nga ditët e Parlamentit të Dytë Rural Shqiptar, sëbashku me Konferencën për Shtyp. Klikoni në emërtimin e secilës kategori dhe më pas shtypni butonin PLAY në videon mëposhtë për të dëgjuar regjsitrimin përkatës!

| Konferenca për Shtyp | Dita 1 – 4 Mars | Dita 2 – 5 Mars |

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME DHE LOGJISTIKE MBI PARLAMENTIN E DYTË RURAL SHQIPTAR

Parlamenti i dytë – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural me anëtarësi prej njëzet e tetë OSHC lokale në koordinim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Epoka – solli së bashku, fizikisht dhe në distancë, mbi 600 njerëz nga komunitetet të ndryshme rurale dhe aktorë të rëndësishëm të zhvillimit bujqësor dhe rural për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për mirëqënien e banorëve të zonave rurale.

→ Parlamenti i dytë Rural Shqiptar më 4-5 mars 2021, u organizua në formatin hybrid duke kombinuar praninë fizike me pjesëmarrjen në distancë, në respekt të masave mbrojtëse anti-COVID 19. Ky kombinim i pjesëmarrjes u bë i mundur nëpërmjet përdorimit të teknologjisë Hy-Flex. [për pjesëmarrjen fizike në ambientet e Universitetit Epoka, dhe për atë virtuale nëpërmjet platformës zoom, në linkun e aksesit që organizatorët dërguan me email).

→ Zhvillimi i Parlamentit Rural në formatin hybrid u mundësohet nga Universiteti Epoka. Përvetësimi i infrastruktrurës Hy-Flex si një nevojë për të adresuar sfidat e komunikimit në kushtet e pandemisë dhe distancimit social e rendit Universitetin Epoka si një nga epitomat e dixhitalizimit në Shqipëri.

→ Lidhja e aktorëve të interesit në nivel vendor – fermerëve, të rinjve, grave, grupeve prodhuese, njësive administrative, grupeve komunitare, organizatave të shoqërisë civile, e çdo banori të zonave rurale, etj – kryesisht në zonat me qasje të kufizuar në internet dhe pajisje teknologjike – me eventin e Parlamentit të dytë Rural Shqiptar (PRSH) u bë nëpërmjet Qelizave Komunitare Lokale.

→ Qelizat Komunitare Lokale janë njësi mundësuese për pjesëmarrjen virtuale në PRSH 2. Ato janë një vendtakim i një numri të vogël aktorësh vendorë deri në 10 persona që ndjekin së bashku në distancë PRSH2 dhe janë pjesë aktive e diskutimeve dhe programit dy ditor të PRSH2.

→ PRSH II u zhvillua në përputhje me rregullat e protokollit anti Covid-19. Për këtë arsye të gjithë të ftuarit, pjesëmarrësit e pranishëm fizikisht dhe pjesëmarrësit online, me theks të veçantë ata në qelizat komunitare janë lutur të respektojnë masat mbrojtëse anti-Covid-19 duke përfshirë mbajtjen e maskës, sigurimin e distancave, respektimin e orarit të ndalim qarkullimit dhe mbajtjen e numrit të lejuar të pjesëmarrësve në të njëjtin ambient. Këto rregulla sigurie për asnjë lloj arsyeje nuk duhen të shkelen.

→ Workshopet tematike të planifikuara në programin e Parlamentit Rural Shqiptar II  përdorën metodën e Rural Café, e cila është një përshtatje e metodës së njohur World Café. U organizuan tetë workshope tematike të përfshira nën sesionin Kuvendime në kafenë rurale të cilat u zhvilluan në dy raunde. çdo raund zgjati 60 minuta. Të tetë workshopet u zhvilluan paralelisht në të njëjtën kohë.

→ Me përjashtim të Kuvendimeve në kafenë rurale (workshopet tematike), në të gjithë pjesën tjetër të programit u ofrua përkthim simultan në Anglisht.

→ #ShqipëriaRurale është hastag-u kur të postoni në rrjetet sociale

→ Për më shumë informacion kontaktoni: [email protected]

FORUMET RURALE RAJONALE 

Në kuadër të Parlamentit II Rural Shqiptar (3-5 mars 2021), Rrjeti Shqiptar i Zhvillimit Rural (ANRD) organizoi katër Forume Rurale Rajonale përgjatë muajve Mars – Gusht. Katër forumet u organizuan në mënyrë të njëpasnjëshme duke gjeneruar momentumin për Parlamentin e dytë Rural Shqiptar në Mars 2021, i cili përmbyll përpjekjet advokuese të aktorëve të interesit në të gjitha nivelet.

Katër Forumet rurale rajonale bënë bashkë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe të shoqërisë civile, shoqatave të fermerëve dhe grupeve prodhuese, grupeve të grave dhe të rinjve ruralë, qytetarë aktivë e të tjerë të interesuar duke influencuar agjendën rurale kombëtare për të reflektuar nevojat, prioritetet dhe interesat e aktorëve vendorë dhe të komuniteteve rurale sipas rajoneve të vendit.

Kalendari  dhe detajet e tjera të forumeve:

1. Forumi Rural Rajonal i Drinit (qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës) u organizua në qytetin e Lezhës (në ambientet e Junik sh.p.k) ditën e premte, 6 mars 2020.

FTESA E FORUMIT TË DRINIT

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË DRINIT

LAJMI I FORUMIT TË DRINIT

2. Forumi Rural Rajonal i Arbërit (qarqet Tiranë, Durrës, Dibër) u organizua online (ZOOM meeting) ditën e mërkure & enjte, 17 dhe 18 qershor 2020. 

FTESA E FORUMIT TË ARBËRIT

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË ARBËRIT

LAJMI I FORUMIT TË ARBËRIT

3. Forumi Rural Rajonal i Vjosës (qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër) u organizua online (ZOOM meeting) ditën e martë, 30 qershor 2020. 

FTESA E FORUMIT TË VJOSËS

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË VJOSËS

LAJMI I FORUMIT TË VJOSËS

4. Forumi Rural Rajonal i Egnatias (qartqet Korçë, Elbasan, Berat) u organizua online (ZOOM meeting) ditën e martë, 21 korrik 2020.

FTESA E FORUMIT TË EGNATIAS

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË EGNATIAS

LAJMI I FORUMIT TË EGNATIAS